Sponsori është organizata e cila ju mundëson lëshimin e DS formës që është dokumenti kryesor për të drejtë pune në SHBA. Përmes kësaj forme, studentët e marrin vizën e punës që është J1 visa.  Kjo organizatë është e vendosur në SHBA dhe është e licencuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan për të lëshuar DS forma. Poashtu, përsonat nga e njejta organizatë, vijnë në Kosovë për ti treguar studentëve më shumë rreth programit si dhe mundësitë e punave.  
Pasi që të aplikoni përmes agjensionit tonë, ju do të informoheni rreth datave të orientimit dhe panairit të punës, që zakonisht mbahen në të njejtën ditë. Aty do të keni mundësi të takoheni me përfaqësuesit e organizatës sponsorizuese nga SHBA-të ku do të mbahet një ligjeratë rreth programit në përgjithësi, si psh. rreth udhëtimit në SHBA, rreth kulturës Amerikane, rreth punave të ndryshme, etj.

Pastaj fillon panairi i punave ku sponsori do ti prezantoj disa puna për studentët e Kosovës dhe përmes disa një interviste të shkurtër, ju mund të keni mundësi që të zgjedhni  një opcion që ju pëlqen më së shumti.

Pas përcaktimit të punës, lëshohet DS forma nga sponsori e cila arrinë në Kosovë pas 3 – 4 jave. Ndërkohë Dardanica WAT i siguron rezervimet e intervistave në Ambasadën Amerikane dhe ju tregon studentave për datën e intervistës. Me marrjen e vizës, studentët mund të udhëtojnë në SHBA duke filluar nga 20 Maji. 

Gjatë kohës sa jeni në SHBA, ju jeni të siguruar nga sponsori në rastë se ju duhet ndihmë mjeksore. Poashtu, rreth cfarëdo ndihme, ju keni qasnje 24 orë në numrin e telefonit emergjent që menaxhohet poashtu nga sponsori ku ju mund të thërrisni pa pagesë për të pyetur rreth problemve të ndryshme.  
Varësisht prej programit që ju e zgjedhni. Nëse aplikoni përmes programit Job Assisted, atëhere sponsori ju siguron punën dhe akomodimin, me një pagesë minimale.
Pasi që të merrni vizën J1 në Ambasadën Amerikane, ju do të planifikoni për datën e udhëtimit. Ne kemi krijuar marrëveshje me AltaVia Travel që studentët tanë të kenë zbritje në biletat për SHBA. Ju poashtu mund të shikoni nëse mund të gjeni biletë më të lirë diku tjetër, dmth nuk jeni të obliguar ta bleni në AltaVia Travel.  
Për më shumë informata, na kontaktoni përmes telefonit në numrin +377 45 69 69 69 ose përmes emailit: info@dardanica.com. Ju poashtu mund të na vizitoni në zyrën tonë e cila gjendet tek Bulevardin Nene Tereza 44/7, Kati 3 në Prishtinë (ngjitur me ProCredit Bank).