Programi Work and Travel USA

Programi Work and Travel Program ju mundëson studentëve nga Kosova, ashtu sikurse studentëve nga mbarë bota, që të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të punuar dhe udhëtuar gjatë pushimeve verore me ç’rast studentët kanë mundësi të vizitojnë vendet dhe qytetet që gjithmonë i kanë ëndërruar. Qëllimi i këtij program është që studentët, perms vizës J1, të përjetojnë jetën dhe kulturen Amerikane gjatë periudhës së pushimeve verore.

Programi Work and Travel është një mundësi jashtëzakonisht e mirë për tu njoftuar me kolegë nga mbarë bota, ku në të njejtën kohë do ta përmirësoni gjuhën angleze në masë të dukshme. Përveç kësaj, ju do do të keni rastin të shihni se si zhvillohet biznesi, si funksionon ekonomia e tregut, politika dhe demokracia në vendin më të zhvilluar të botës. Kjo mundësi vlenë vetëm për studentët e rregullt të Universitetit të Prishtinës, Universitetit Amerikan në Kosovë si dhe Univerziteteve tjera private në Kosovë.

Nëse jeni student/e i/e vitit të parë, të dytë, ose të tretë dhe flisni gjuhën angleze në nivelin fillestar, atëherë me siguri se jeni të kualifikuar për të marrë pjesë në këtë program. Punët të cilat ofrohen nga ky program për studentët janë punë të ndryshme sezonale në vende të ndryshme si restaturante, hotele, dyqane të ndryshme, shtëpi të mallrave, kafiteri, ndërtimtari, etj.  Studentët e kualifikuar do të ftohen në panairin e punave që do të organizohet nga Dardanica WAT në bashkëpunim me sponsorin e programit nga SHBA. Studentët do të kenë mundësi që të negociojnë për puna të ndryshme duke u bazuar në shtetet që ju parapelqeni.

 

Ekzisotjnë dy lloje të programit: Self-Placed dhe Job-Assisted

Self-Placed: Ju mund ta zgjedhni opcionin Self-Placed ku është obligimi i juaj të gjeni punën në SHBA. Kjo mundësi ju jep lirinë që të zgjedhni lokacionin dhe llojin e punës që ju dëshironi të keni gjatë programit Work and Travel. Ju do të jeni përgjegjës për të gjitha organizimet me punëdhënësin. Nëse vendosni të gjeni punë, një ofertë e punës duhet të dërgohet tek Dardanica Work and Travel USA së bashku me aplikacionin e juaj kur ju aplikoni për programin Work and Travel USA.

Job-Assisted: Me një shpenzim shtesë Dardanica Work and Travel USA mund t’ju siguron një punë në SHBA përmes opcionit Job-Assisted. Nëse e zgjedhni këtë opcion, Dardanica Work and Travel USA në bashkëpunim me sponsorin tonë në SHBA do t’ju ndihmojnë në selekcionimin e punëdhënësi gjatë panairit të punës që do të mbahet në Prishtinë me përfaqësues të sponsorit nga SHBA-të. Poashtu, ne do t’ju sjellim të gjitha dokumentët e nevojshme rreth punës dhe do t’ju ndihmojmë me të gjitha organizimet.